top of page

Besnik Lisha rinovon me KV Pogradeci – Një sezon i ri sfidash dhe objektivash të mëdha!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 29
  • 1 min read

ZYRTARE!

Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Besnik Lisha për sezonin sportiv 2025-2026.


Pas një sezoni të mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate premtuese, klubi ka vendosur të rinovojë kontratën me trajnerin Lisha, duke i besuar sërish drejtimin e skuadrës për të vijuar rrugën drejt sukseseve të reja.


Trajneri Besnik Lisha ka treguar gjatë këtij sezoni aftësi të larta drejtuese, duke ndërtuar një skuadër të fortë dhe kompetitive, si dhe duke i dhënë prioritet zhvillimit të talentit të vajzave të reja të qytetit të Pogradecit.


Klubi e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e tij, ndaj ka besim se me vazhdimin e këtij bashkëpunimi, sezoni i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha për ekipin tonë.


Suksese trajnerit dhe gjithë skuadrës për sezonin e ri!


“KORÇA BOOM”



bottom of page