Beti Njuma: Edi Rama me gjak kërkoi ta merrte pushtetin dhe vetëm me gjak ka për ta lëshuar
Nga Beti Njuma
Me gjak kërkoi ta merrte më 21 janar të vitit 2011 dhe vetëm me gjak ka për ta lëshuar pushtetin. Edi Rama mund ta shkretojë vendin si në 97 dhe nuk e jep dorëheqjen.
Qeverisja e tij e korruptuar, kriminale dhe mafioze nuk njeh standarde politike dhe as morale që përpara një revolte dhe zemërate masive popullore si kjo e ditëve të fundit të bëjë gjënë më normale: TË LARGOHET.
Pushtetin nuk e ka trashëgim nga Kristaqi dhe Aneta, ndaj të ikë përpara se gjendja të precipitojë. Të mos e fusë popullin në një përplasje absurde civile mes policisë dhe të rinjve.
Shqipëria nuk mund të mbahet peng i karriges së një njeriu. Asnjë ambicie personale nuk vlen më shumë se jeta e fëmijëve tanë dhe paqja e Shqipërisë.
Nga Partia Socialiste, e mbushur me ushtarë duhet të dalin publikisht ca figura me standard moral dhe t’i kërkojnë dorëheqjen Edi Ramës. Ta vënë me shpatulla pas murit! Ta braktisin sa nuk është vonë. Mjaft e duruan. Të mos mbyten me Titanikun e tij!
Besnikëria ndaj kryetarit nuk mund të qëndrojë mbi dashurinë për vendin dhe përgjegjësinë ndaj të rinjve që s’do ndalen më. Heshtja në një moment të tillë është zgjedhje politike dhe për të duhet mbajtur përgjegjësi.
EDIRAMA JEP DORËHEQJEN! IK NJË ORË E MË PARË! Largimi nga pushteti është shansi yt i fundit. Mos e barabit fatin e Shqipërisë me fatin e karriges tënde. Nëse do zvarritesh pas pushtetit historia do të të gjykojë shumë rëndë.
“KORÇA BOOM”
















