top of page

Betohet Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Është zhvilluar këtë të martë ceremonia e betimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në prani të zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Hita është zgjedhur pas garës për kreun e ri të policisë, pas dorëheqjes së Ilir Prodës.


“Në këtë çast solemn, në respekt të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për gjakun e rënë të policëve, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të ligjit, në nderin tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, ka thënë në nisje të fjalës së tij Hita.


Më tej, para fjalës së Hitës ka folur edhe Ministri i Brendshëm Lamallari, i cili ka thënë se në këto momente kërkohet një lidership i fortë në Policinë e Shtetit, sipas tij.


“Zoti Drejtor i Përgjithshëm, ju e merrni detyrën në një moment kur kërkohet një lidership i fortë, një vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë është një besim i lartë, në përputhje me integrimin europian”, tha Lamallari.

“KORÇA BOOM”


bottom of page