top of page

Bie nga 6 metra lartësi gjatë punimeve, 35-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

5 days ago
1 min read

Një 35-vjeçar është plagosur rëndë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 6 metrash, teksa kryente punime në Fier.


Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:30, në lagjen “1 Maji”.


I plagosuri, me inicialet A. S., është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar kushtet në të cilat po kryheshin punimet.


Materialet për rastin po hetohen nga autoritetet përkatëse.

“KORÇA BOOM”


bottom of page