top of page

Bordi i Transparencës merr vendimin, nafta dhe benzina shtrenjtohen sërish

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të kalojë 205 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 3 lekësh nga mbledhja e fundit. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në 193 lekë për litër.


Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 189 lekë për litër, 1 lekë më shumë se vendimi i fundit, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar në 177 lekë për litër.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 17:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordi i Transparencës, kur pritet një tjetër rishikim sipas lëvizjeve të tregut.


Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë me rigorozitet vendimin, duke paralajmëruar masa të forta në rast shkeljesh, deri në pezullimin e aktivitetit.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.


Sipas sqarimit zyrtar, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Me çmimet aktuale të vendosura nga bordi, këto kufij nuk tejkalohen, ndaj vijon të aplikohet niveli i plotë i akcizës, 100%.

“KORÇA BOOM”


bottom of page