Brazili bie në Botëror, Ancelotti: “Fillon një cikël i ri!”
- 5 days ago
- 1 min read
Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka cilësuar eliminimin nga Norvegjia në raundin e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026 si “fillimin e një aventure të re”.
Në një konferencë për shtyp pas humbjes 2-1, trajneri italian u shpreh se skuadra ishte “thellësisht e trishtuar”, por theksoi se Brazili kishte zhvilluar një turne të mirë dhe madje kishte merituar fitoren në ndeshjen e fundit.
“Duhet të mendojmë se një humbje është fillimi i një aventure të re. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi dhe të sjellim ide të reja. Nuk është fundi, por fillimi i një cikli të ri”, deklaroi Ancelotti.
CBF i jep mbështetje të plotë Ancelottit
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar mbështetjen për Ancelottin edhe pas eliminimit, duke theksuar se projekti i tij do të vazhdojë deri në Kupën e Botës 2030.
Drejtori ekzekutiv i ekipeve kombëtare, Rodrigo Caetano, u shpreh se Brazili duhet të ndjekë një “cikël normal” zhvillimi, duke shmangur ndryshimet e shpeshta të trajnerëve që kanë karakterizuar vitet e fundit.
“Me trajnerin e garantuar për ciklin e ardhshëm, mund të fillojmë rindërtimin që në shtator, duke marrë anët pozitive nga kjo Kupë dhe duke bërë rregullimet e nevojshme”, tha Caetano.
Ai shtoi se Ancelotti nuk mban përgjegjësi të plotë për eliminimin, pasi ka qenë në detyrë për më pak se një vit e gjysmë dhe ka drejtuar vetëm 12 ndeshje para turneut.
“Kjo është arsyeja pse ne do të bëjmë të kundërtën e asaj që është bërë zakonisht. Kemi besim të plotë në punën e tij”, përfundoi ai.
“KORÇA BOOM”
















