top of page

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes me pamje: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme, Policia hesht!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2025
  • 2 min read

Deputeti Erion Braçe ka publikuar sërish video në rrjetet sociale, duke denoncuar fenomene të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës. Braçe shfaq një person që përndjek një mjeke dhe monitoron çdo lëvizje të saj.


Personi hipën me shkallë në një ndërtesë që Braçe e quan të paligjshme dhe të legalizuar në mënyrë skandaloze nga zyrtarë të korruptuar. Sipas tij, kamera të vendosura aty shërbejnë për të spiunuar mjeken “dritare më dritare” gjatë punës me pacientët.


Braçe kritikoi Policinë e Shtetit për mosveprim, duke theksuar se as kamerat e paligjshme nuk janë hequr dhe hapësira publike nuk është liruar.


Postimi i plotë i Erion Braçes në Instagram:


“E mbani mend atë kamerën me të cilën një përndjekës përndiqte një mjeke në punën e saj? Atë që shkova dhe e hoqa unë! Urdhëroni, ky është përndjekësi në dy ditë të ndryshme, brenda katër ditëve.


Shiheni ç’bën: Hipën me shkallë në tarracën e një ndërtimi të paligjshëm dhe i shkon dritare më dritare mjekes, përndjek atë dhe pacientët e saj. Mjekja është në ambientin e saj të punës, pronë e saj.


Tani, është habi e madhe se si Policia e Shtetit, e vënë në dijeni të faktit të përndjekjes përmes kamerës së paligjshme, në shkelje të çdo ligji e norme njerëzore, nuk i jep fund kësaj përndjekjeje kriminale që ndodh çdo ditë.Ka hequr kamera të paligjshme pafund, por kamerat me të cilat ky përndjek një mjeke në punën e saj, Jooo!


Ka ndaluar pafund pisa të këtij lloji-perversë që përndjekin njerëzit në punë të tyre edhe fizikisht, por këtë JOOO!


Ju tregova ditë të shkuara se ky ku përndjekësi vë këmbët është ndërtim në hapësirë publike, i legalizuar në mënyrë skandaloze e në kundërshtim me ligjin, madje duke i marrë pronën tjetrit e duke i rënë më qafë gjithë banorëve të pallatit, në një rrugë ku ky operacion për lirimin e hapësirës publike, edhe pse në mes të Tiranës, nuk ka mbërritur!


Tani në vend që ndaj këtij të zbatohet ligji, të hetohet legalizimi skandaloz në hapësirë publike, të hetohet ky dhe zyrtarët e korruptuar që e kanë bërë, të shembet e të çlirohet hapësira publike, përfituesi shkon dhe më tej, përndjek njerëzit në punë të tyre, duke shkelur çdo ligj!”

“KORÇA BOOM”


bottom of page