Butrinti ndjek ëndrrën e ‘Play-Off’, Maliqi largohet me dinjitet
- 1 hour ago
- 1 min read
Në Grupin B të “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë, Butrinti ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Maliqi me rezultatin 2-0.
Skuadra sarandiote e ka kontrolluar ndeshjen dhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në momentet vendimtare të takimit. Golat e Kolonjës në minutat 45’ dhe 58’ kanë vulosur triumfin e Butrintit në garën e “Play-Off”-it.
Maliqi nuk ka arritur të reagojë, duke u përballur me një kundërshtar më të organizuar dhe më konkret në fazën ofensive, ndërsa rezultati 2-0 pasqyron zhvillimin e lojës në fushë.
“KORÇA BOOM”
















