Debat i ashpër mes Selin dhe Rogertit pas dasmës: Akuza për ‘aktore’ dhe ‘njeri i rrugës’, përfshihet edhe Miri
- 8 hours ago
- 1 min read
Një debat i ashpër shpërtheu sot mes Selin dhe Rogertit, pas tensioneve që nisën gjatë mbrëmjes së kaluar në dasmën e çiftit.
Sipas Rogertit, Selina nuk e ka mendjen te Gimbo, por te Miri, dhe kjo, sipas tij, u pa qartë në sytë e saj gjatë mbrëmjes kur po kurorëzonin “dashurinë e tyre”.
Gjatë debatit, Rogerti e quajti Selinën “aktore”, ndërsa ajo e kundërshtoi duke e përshkruar si “njeri ordiner dhe të rrugës”. Në përplasjen e tyre u përfshi edhe Miri, i cili i kërkoi Rogertit t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu përgjigj duke e quajtur ‘kapo’.
Pjesë nga debati:
Rogerti: “Ja dhe nusja fallso, ja aktorja. Aktorja Selin.”
Selin: “Injorant, ordiner.”
Rogerti: “Në vend që të jetë me burrin duke u puthur dhe kënaqur, rri këtu tek pull, ja ku është këtu tek pullë. Pse? Sepse do Mirkon. Sytë dje nuk gënjyen.”
Selin: “S’po gjej burrin.”
Miri: “Do na bësh ndonjë kafe?”
Rogerti: “Patjetër, ‘kapo’ Miri.”
Selin: “Zari, zari, urgjent ma gjej burrin.”
Rogerti: “Ti e ke lënë mbrapa burrin.”
Selin: “Je ordiner, je njeri i rrugës, i përket rrugës. Ti dhe ajo tjetra. Ku është ajo tjetra?”
Tensionet mes tyre duket se janë të thella dhe janë përhapur edhe përtej ambientit të dasmës, duke krijuar debat dhe ndasi mes personazheve të përfshirë.
"KORCA BOOM"
















