Deputetja Ledina Alolli: Bizneset në Korçë, viktimë e urdhrave politike të Ramës!
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Bizneset në Korçë, viktimë e urdhrave politike të Ramës!
Dhjetëra biznese të ndershme, me leje të dhëna nga vetë Bashkia para zgjedhjeve, po kërcënohen sot me fadroma me justifikimin e zënies së hapësirës publike.
Kryebashkiaku Filo është kthyer në zëdhënës të qeverisë, duke shpërfillur interesat e qytetarëve. Me një vendim arbitrar, Bashkia e Korçës pa asnjë konsultim publik ka vendosur pezullimin e kontratës.
Ne jemi në mbrojtje të çdo qytetari që goditet padrejtësisht. Bashkia nuk është zyrë e Rilindjes, është zyra ku problemet e qytetarëve duhet të gjejnë zgjidhje.
“KORÇA BOOM”
