top of page

Deputetja Ledina Alolli: Maliqi foli. Dhe, foli qartë!

1 hour ago
1 min read

Maliqi foli. Dhe, foli qartë!


Këshilli Bashkiak i Maliqit votoi kundër bashkimit me Korçën.


Vetëm një votë pro. Të gjithë këshilltarët e tjerë, përtej përkatësisë politike, votuan KUNDËR.

Përshëndes secilin prej tyre që sot vendosi të dëgjojë zërin e qytetarëve të Maliqit.


Ky nuk është më vetëm qëndrimi i opozitës. Është qëndrimi i Këshillit Bashkiak të Maliqit, i shprehur me një votë pothuajse unanime.


Tani Edi Rama dhe Niko Peleshi duhet ta dëgjojnë këtë votë.


Maliqi nuk është një numër në hartë. Nuk është një territor që mund të zhvendoset sipas llogarive politike dhe elektorale.


Sot Maliqi dha përgjigjen e vet: JO bashkimit me Korçën!


Tani radha është e atyre që e propozuan këtë bashkim të tregojnë nëse do ta respektojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page