top of page

Rama i prerë: “Nuk kam kryer kurrë korrupsion, nuk kam përdorur pushtetin për favore të errëta”

1 day ago
1 min read

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ekziston asnjë provë që ndonjë person t’i ketë dhënë para atij apo familjes së tij në këmbim të një firme apo vendimi të marrë prej tij gjatë ushtrimit të detyrës.


“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër”, deklaroi Rama.


Kryeministri theksoi se investitorët që kanë përfituar të drejta për zhvillimin e pronave apo mundësi investimi përmes vendimeve dhe firmave të tij, sipas tij, i kanë përfituar ato në përputhje me ligjin.


Rama tha gjithashtu se nuk e konsideron veten “engjëll” apo të pagabueshëm, por mohoi kategorikisht se pushteti i tij është përdorur për përfitime të paligjshme.


“Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, u shpreh kryeministri.


Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur çështjet që lidhen me korrupsionin dhe hetimet ndaj zyrtarëve e ish-zyrtarëve të lartë janë në qendër të debatit politik dhe publik në vend.

“KORÇA BOOM”


bottom of page