Detaje nga aksidenti/ Tragjedi në Dishnicë, humb jetën drejtuesi i motorit pas përplasjes me një mjet
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i tij ka humbur jetën në vend.
Policia Rrugore dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë ende në vijim për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit, duke përfshirë edhe drejtuesin e automjetit që përplasi motorin.
"KORCA BOOM"



















