Rrëfimi ekskluziv: pse qëndrimi i Tisit nuk ishte i ftohtë, por i tronditur
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale. Disa komentues e cilësuan qëndrimin e vajzës si “ftohtë” apo të distancuar, por e vërteta ishte krejt ndryshe dhe shumë më emocionuese.
I ftuar sot në emisionin “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, tregoi detaje ekskluzive nga ajo natë, pasi ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel.
Rolandi mohoi kategorikisht aludimet për ftohtësi, duke shpjeguar se 13-vjeçarja ishte në një gjendje shoku emocional për shkak të peshës së kamerave dhe situatës:
“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur vajtëm për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Për ça është interpretuar si ftohtë, në fakt ka qenë emocion i jashtëzakonshëm (është 13 vjeç).”
Ai shtoi se presioni i skenës është i madh edhe për të rriturit, jo më për një fëmijë që del për herë të parë në televizion:
“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV dhe të kesh gjithë vëmendjen të bën të dalësh disi nga vetja.”
Sipas Rolandit, ky takim ishte jetik për Mirin, veçanërisht pas deklaratës së ashpër të babait të Selinës, e cila e kishte tronditur aktorin:
“Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë. Pas deklaratës së të atit të Selin ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata.”
Megjithatë, ai parashikon se loja e Mirit dhe raporti me Selin nuk do të ndryshojnë rrënjësisht:
“Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë (Miri & Selin). Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë për të dëmtuar moralin.”
"KORCA BOOM"



















