Detaje nga pl*gosja në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve
52 minutes ago
1 min read
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë ditën e sotme në Pogradec. Sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, me mbiemër Çela.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në shpatull.
Sakaq autori është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po dërgohet në komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















