Detaje tronditëse nga zj*rri në hotel/ Njëra prej të pl*gosurave me d*egie në 100% të trupit
- 2 hours ago
- 1 min read
Shefi i Reanimacionit në Vlorë, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e gjashtë personave të plagosur nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare.
Sipas tij, pacientët mbërritën në spital rreth orës 04:30, pasi ndodheshin në katin e dytë të hotelit. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve dhe kishin pësuar fraktura të kolonës.
Njëra prej pacienteve është në rrezik për jetën, pasi ka pësuar djegie në pothuajse 100% të trupit. Një tjetër ka djegie në rreth 50% të sipërfaqes trupore.
“Bëhej fjalë për 6 pacientë të dëmtuar nga zjarri, të cilët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës”, tha Breshanaj.
Dy pacientë u nisën drejt Qendrës së Traumës, pasi nuk kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u trajtuan në repartin e djegieve.
Sipas mjekut, të plagosurit janë kryesisht të rinj, rreth 25–30 vjeç, dhe vijnë nga Prishtina, Lipjani dhe Rrësheni.
Zjarri ka nisur në një lokal në katin e parë të ndërtesës dhe më pas është përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli.
“KORÇA BOOM”
















