top of page

Dh*nohet shefi i Krimeve, përfundon në spital

  • 1 day ago
  • 1 min read

Mateo Bakalli dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të përfshirëve dhe zbardhjen e rrethanave


Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti fizik me disa persona.


Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar me disa persona dhe gjatë përplasjes është goditur, duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.


Pas ngjarjes, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit, si dhe dëmtime të tjera. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ai është larguar nga ambientet e spitalit.


Ende nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt dhe as rrethanat konkrete në të cilat ndodhi përplasja.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.


Mateo Bakalli u emërua në muajin korrik në detyrën e zëvendës shefit të Komisariatit dhe shefit të Krimeve në Sarandë. Më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të agjentëve në Komisariatin nr. 1./ Pamfleti

"KORÇA BOOM"



bottom of page