top of page

AKSIDENT TRAGJIK/ 66-vjeçari humb jetën në spital pasi u përplas nga makina

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 13 të Durrësit. Rreth orës 10:30, shtetasi A. T., 26 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.


I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Drejtuesi i automjetit, A. T., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"



bottom of page