Tentoi të kalonte kufirin pas g*abitjes, ndalohet i dyshuari në Qafë Thanë
- 7 hours ago
- 1 min read
Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar një prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan.
Në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili dyshohet se është arrestuar në Qafë Thanë teksa po tentonte të largohej nga vendi. Në momentin që ka tentuar të kalojë kufirin, ai është ndaluar nga shërbimet e Policisë.
Sipas burimeve, Policia e kishte identifikuar prej disa ditësh të riun si të dyshuar për përfshirjen në grabitje, por kishte vijuar ta mbante nën vëzhgim, me qëllim identifikimin dhe kapjen edhe të autorit të dytë.
Gjatë hetimeve, të riut dyshohet se i janë gjetur prova shkencore që e lidhin me ngjarjen.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit tjetër të dyshuar për grabitjen.
“KORÇA BOOM”
















