top of page

Maliqi me Korçën? Topçiu: Nuk është e qartë çfarë ndryshon

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të parë lidhur me propozimin për bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës, në kuadër të reformës së re territoriale.


Topçiu tha se ende nuk është e qartë se çfarë do të ndryshojë konkretisht nëse reforma miratohet, veçanërisht sa i përket statusit të qyteteve, kompetencave, financave dhe investimeve.


Sipas tij, bashkimi me Korçën nuk do të përbënte domosdoshmërisht problem, nëse shërbimet publike do të vijonin të ishin pranë qytetarëve dhe marrja e tyre nuk do të vështirësohej.


Ai theksoi se reforma nuk duhet të kufizohet vetëm te ndryshimi i ndarjes territoriale, por duhet të shoqërohet edhe me ndryshime në ligjin për pushtetin vendor, financat vendore dhe kompetencat e qyteteve.


Sipas Topçiut, projektligji parashikon bashkimin e Maliqit me Korçën, ndërsa organizimi i brendshëm do të ndryshonte. Maliqi do të vijonte të kishte strukturën e tij dhe njësitë administrative nuk do të vareshin drejtpërdrejt nga Korça.

“KORÇA BOOM”


bottom of page