top of page

VOLEJ MESHKUJ/ SKËNDERBEU me ambicje të mëdha këtë sezon. 6 përforcime të reja. Ja njoftimi i klubit

  • 1 day ago
  • 1 min read

Sezoni i ri nis me ambicie të mëdha!


Klubi Shumësportësh Skënderbeu – Volejboll Meshkuj ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me besim të plotë dhe objektiva të qarta.


Konfirmohen të gjithë lojtarët që ishin pjesë e ekipit sezonin e kaluar, duke ruajtur bërthamën që na përfaqësoi me dinjitet. Skuadra është përforcuar gjithashtu me 3 lojtarë të rinj shqiptarë dhe 3 përforcime cilësore të huaja, të cilët do t’i japin ekipit më shumë forcë dhe konkurrencë.


Me një grup të konsoliduar, staf të përkushtuar dhe mbështetjen e tifozëve tanë, jemi gati të luftojmë për objektivat më të larta të sezonit.


Na pret shumë punë, sakrificë dhe emocione. Së bashku për Skënderbeun!


Forca Skënderbe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page