Java e parë e Superiores/ Skënderbeu të premten mysafir në Shkodër. Ja historia e përballjeve mes tyre!
- 5 hours ago
- 1 min read
Superiore rikthehet këtë fundjavë, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e përcaktuar për t’u zhvilluar të premten më 21 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 21:00.
Më pas të shtunën, janë programuar dy sfidat e tjera, aty ku Partizani pret Teutën në orën 16:00, sikurse Elbasani që udhëton në transfertën e Laçit në të njëjtën orë.
Të dielën rezervohen të tjera sfida që përmbyllin dhe javën e parë, Dinamo – Vora në orën 18:30 dhe Egnatia – Tirana në orën 21:00.
Më poshtë ju njohim edhe me historikun e përballjeve kokë më kokë mes skuadrave.
VLLAZNIA – SKËNDERBEU
Përballje gjithsej: 72.
Fitore: 32 për Vllazninë, 31 për Skënderbeun. / Barazime:9
Golavarazhi: 100 me 89 në favor të shkodranëve.
Fitorja më e thellë: Për Vllazninë 5-0, për Skënderbeun 5-1.
PARTIZANI – TEUTA
Përballje gjithsej: 84.
Fitore: 42 për Partizanin, 18 për Teutën. / Barazime: 24.
Golavarazhi: 115 me 66 në favor të Partizanit.
Fitorja më e thellë: Për Partizanin 5-1, për Teutën 4-0.
LAÇI – ELBASANI
Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 25.
Fitore: 15 për Laçin, 8 për Elbasanin. / Barazime: 2.
Golavarazhi: 34 me 28 në favor të Laçit.
Fitorja më e thellë: 4-0 për Laçin, 7-0 për Elbasanin.
DINAMO CITY – VORA
Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 10.
Fitore: 7 për Dinamon, 2 për Vorën. / Barazim: 1.
Golavarazhi: 17 me 7 për Dinamon.
Fitorja më thellë: 3-0 për Dinamon, 1-0 për Vorën.
EGNATIA – TIRANA
Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 24.
Fitore: 6 për Egnatian, 14 për Tiranën. / Barazime: 4.
Golavarazhi: 41 me 21 për Tiranën.
Fitorja më e thellë: 4-0 për Egnatian, 5-0 për Tiranën.
“KORÇA BOOM”
















