top of page

Dinamo zhbllokohet, Skënderbeu ende në pritje! Çfarë po ndodh me merkaton korçare

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Dihet tashmë se disa ekipe të kampionatit shqiptar, në kategori të ndryshme, kanë pasur merkaton e bllokuar për çështje të ndryshme administrative.


Lajmi i mirë vjen për Dinamon, së cilës i është zhbllokuar merkatoja pas zgjidhjes së një çështjeje që ishte në diskutim.


Ndërkohë, situata mbetet e pandryshuar për Skënderbeun. Deri në këto momente, klubit korçar ende nuk i është zhbllokuar merkatoja, edhe pse dokumentacioni i kërkuar është dorëzuar nga ana e klubit.


Nga sa mësohet, dokumentacioni ndodhet në shqyrtim, pasi për këtë çështje duhet të merret dakordësia edhe me disa ekipe të tjera.


Në kampin korçar shpresojnë që procedurat të përfundojnë sa më shpejt dhe deri ditën e premte t’i hapet merkatoja Skënderbeut. Njëkohësisht, kjo do t’i hapte rrugë edhe federimeve të lojtarëve të rinj, duke i dhënë skuadrës mundësinë të jetë e plotë për startin e sezonit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page