Zyrtare/ Devolli e nis sezonin në shtëpi, tifozët gati për sfidën e parë
- 1 day ago
- 1 min read
Pas hedhjes zyrtare të shortit për Kategorinë e Dytë, tashmë është konfirmuar edhe kundërshtari i parë i Devollit në kampionat.
Skuadra devollinje do ta nisë sezonin në shtëpinë e saj, në Bilisht, ku do të presë Luftëtarin, ekip që vjen nga Kategoria e Parë.
Për Devollin pritet të jetë një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari me eksperiencë dhe që vjen nga një kategori më lart. Megjithatë, fakti që takimi do të zhvillohet në Bilisht është një avantazh për skuadrën vendase.
Devolli do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve devollinj, të cilët pritet të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin në startin e kampionatit.
Një fillim i vështirë, por njëkohësisht një mundësi e mirë për Devollin që ta nisë sezonin pozitivisht në fushën e vet.
“KORÇA BOOM”
















