Ku jetojnë më shumë shqiptarë në Amerikë? Harta nxjerr në pah surprizat
- 44 minutes ago
- 1 min read
Një hartë e re interaktive e publikuar nga “The New York Times”, bazuar në të dhënat e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të Popullsisë, tregon zonat e Shteteve të Bashkuara ku komuniteti shqiptar është më i përqendruar.
Të dhënat nxjerrin në pah një prani të konsiderueshme shqiptare në trekëndëshin Nju Jork–Miçigan–Connecticut.
Në krye për nga numri i banorëve me origjinë shqiptare renditet Macomb County në Miçigan, me rreth 14 mijë shqiptarë. Pas tij vjen Westchester County në Nju Jork me rreth 11 mijë, ndërsa Queens County dhe Bronx County numërojnë nga rreth 10 mijë shqiptarë secili. Në pesëshen e parë përfshihet edhe Kings County, po në Nju Jork.
Harta tregon gjithashtu qarqet ku shqiptarët përbëjnë përqindjen më të lartë të popullsisë.
Në krye renditet Richmond County në Nju Jork, ku shqiptarët përfaqësojnë rreth 2% të banorëve. Të njëjtën përqindje ka edhe Macomb County në Miçigan.
Më pas renditen Putnam County dhe Westchester County në Nju Jork, me rreth 1% të popullsisë me origjinë shqiptare, si dhe Naugatuck Valley Planning Region në Connecticut.
Të dhënat tregojnë kështu se komunitetet shqiptare në SHBA janë veçanërisht të përqendruara në disa zona të Nju Jorkut, Miçiganit dhe Connecticut-it, duke krijuar ndër komunitetet shqiptare më të konsoliduara në Shtetet e Bashkuara.
“KORÇA BOOM”
















