top of page

Apeli merr vendimin për ish-shefin e Komisariatit, ndryshon masa e sigurisë

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.


Sipas vendimit të Apelit, masa e sigurisë ndaj Bashllarit është ndryshuar nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.


Pas vendimit, ish-zyrtari i Policisë do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa do t’i nënshtrohet detyrimit për t’u paraqitur në përputhje me përcaktimet e gjykatës.


Bashllari, së bashku me katër drejtues të tjerë të Komisariatit të Sarandës, u arrestua në muajin maj nga AMP, nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.


Tashmë, me vendimin e Apelit, ish-shefi i Komisariatit të Sarandës do të vijojë të hetohet jashtë qelisë, nën masën “detyrim për paraqitje”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page