GËZUAR DITËLINDJEN legjenda e portës Jani Kaçi
- 1 day ago
- 1 min read
Sot i urojmë ditëlindjen Kolosit të Portës Korçare, njërit prej portierëve më të mëdhenj që ka njohur futbolli shqiptar dhe një prej emrave që e ngriti Korçën në piedestalin e sportit kombëtar, Jani Kaçi, "Mjeshtër i Merituar i Sportit".
I lindur në Korçë, ai shkroi një histori të jashtëzakonshme në portën e Skënderbeut, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, duke u bërë simbol i sigurisë, elegancës dhe guximit në fushën e lojës.
Me mbi 300 ndeshje në kampionate, me paraqitje të paharrueshme në arenën ndërkombëtare dhe me një stil modern për kohën, Jani Kaçi mbetet një nga legjendat e padiskutueshme të futbollit shqiptar.
Ai nuk ishte thjesht një portier. Ishte muri i pathyeshëm i mbrojtjes, njeriu që me refleksët, qetësinë dhe karakterin e tij u dha besim bashkëlojtarëve dhe krenari mijëra tifozëve korçarë e shqiptarë.
Por kontributi i tij nuk përfundoi me mbylljen e karrierës sportive. Ai iu përkushtua edukimit të brezave si mësues i Edukimit Fizik dhe vijoi t'i shërbente futbollit edhe si trajner i skuadrave të të rinjve, duke ndihmuar në formimin e talenteve të reja.
Sot, në ditëlindjen e tij, i uroj shëndet dhe pastë mirënjohjen e përhershme të Korçës për gjithçka i ka dhënë sportit dhe qytetit tonë.
Gëzuar ditëlindjen Jani Kaçi, një emër që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së sportit shqiptar.
"KORÇA BOOM"
















