LAJMI I FUNDIT/ Tërmet në Drenovë të Korçës. Ja sa ishte magnituda
- 1 day ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 3.2 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë në fshatin Drenovë të Korçës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 09:36:50, me epiqendër në koordinatat 40.560; 20.800.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 7 kilometra në jug-juglindje të Korçës dhe rreth 86 kilometra në jug-juglindje të Elbasanit.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet. Magnituda 3.2 konsiderohet një tërmet i lehtë, por për shkak të thellësisë së vogël mund të jetë ndier nga banorët në zonën përreth Korçës.
"KORÇA BOOM"
















