E rëndë/ 46-vjeçarja gjendet e p*jetë para spitalit, në kërkim partneri shqiptar
- 1 hour ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të 16 gushtit në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali, ku një 46-vjeçare është gjetur e pajetë pranë spitalit.
Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte marrë plagë të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Në lidhje me ngjarjen, autoritetet italiane janë vënë në kërkim të partnerit të saj, një 42-vjeçar shqiptar, vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur para se 46-vjeçarja të gjendej pranë spitalit.
Për momentin, autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe atë të feminicidit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















