top of page

Dolën për t’u larë, por nuk mundën të ktheheshin në breg/ Policia i shpëton në liqen

  • 1 day ago
  • 1 min read

Dy persona janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në liqenin e Pogradecit, pasi kishin mbetur në vështirësi gjatë kthimit drejt bregut.


Sipas policisë, dy shtetasit kishin marrë me qira një pedalinë dhe ishin futur në liqen për t’u larë. Gjatë notimit, njëri prej tyre është lodhur dhe nuk ka mundur të hipë sërish në pedalinë për t’u kthyer në breg.


Ngjarja është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në sektorin liqenor, në zonën përballë “Urës”. Efektivët kanë reaguar menjëherë, duke iu afruar dy personave dhe duke u dhënë ndihmën e nevojshme.


Pas ndërhyrjes, të dy shtetasit janë kthyer në mënyrë të sigurt në breg. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë Kufitare për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin.


Policia u bën apel qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve që në çdo situatë rreziku të kërkojnë menjëherë ndihmë në numrin pa pagesë 112.

“KORÇA BOOM”


bottom of page