Humbje e madhe, ndahet nga jeta biznesmeni i njohur
- 3 hours ago
- 1 min read
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Flamur Hoxha, një prej biznesmenëve të parë dhe më të njohur të Shkodrës, por edhe më gjerë.
Në vitin 1994, Hoxha themeloi kompaninë Altiefbau, e cila ndër vite fitoi reputacion në fushën e ndërtimit, duke realizuar një sërë veprash të rëndësishme, përfshirë edhe projekte në sektorin publik.
Flamur Hoxha ishte i njohur gjithashtu për kontributet e tij individuale në ndihmë të njerëzve në nevojë. Vdekja e tij përbën një humbje për familjarët, të afërmit dhe komunitetin ku ai ishte i njohur për aktivitetin e tij.
“KORÇA BOOM”
















