top of page

Skafi mori flakë, reagon Policia: Katër të dëmtuar, mes tyre një 18-vjeçar

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Porto Palermo, ku katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi.


Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore të Himarës janë paraqitur për ndihmë mjekësore katër të dëmtuar.


Nga verifikimet paraprake të Policisë dyshohet se Xh. I., 40 vjeç, A. O., 38 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, po riparonin motorin e një skafi në Porto Palermo, kur kanë pësuar djegie si pasojë e kontaktit me lëndën djegëse, benzinë.


Të katër të dëmtuarit janë transportuar më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.


Reagimi i Policisë vjen pas raportimeve të para për incidentin, ndërsa ende nuk është përcaktuar zyrtarisht se çfarë shkaktoi ndezjen e karburantit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon verifikimet për të sqaruar dinamikën dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page