top of page

Sh*ërthim i papritur, katër persona përfundojnë me djegie

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Katër persona kanë pësuar djegie në trup pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo.


Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga benzina.


Të katër personat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page