“Po riparonim motorin e skafit, mori flakë benzina”, flet një nga të pl*gosurit!
- 30 minutes ago
- 1 min read
“Po riparonim motorin e skafit kur benzina mori flakë”. Kështu ka rrëfyer për mediat një nga katër personat e dëmtuar në incidentin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Porto Palermo, ku një skaf u përfshi nga flakët.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, ai dhe personat e tjerë po punonin për riparimin e motorit të skafit kur benzina mori flakë, duke shkaktuar djegie te katër personat që ndodheshin pranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20. Sipas Policisë, katër shtetasit XH. I., 40 vjeç, A. O., 38 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, u paraqitën në Qendrën Shëndetësore të Himarës me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas marrjes së ndihmës së parë, të dëmtuarit u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim më të specializuar.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se djegiet janë shkaktuar nga kontakti me benzinën gjatë riparimit të motorit të skafit.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















