AKSIDENT I RËNDË mbrëmjen e sotme/ Pl*gosen katër persona, dy prej tyre fëmijë
- 16 hours ago
- 1 min read
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe se nuk paraqesin rrezik për jetën.
Për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ekzaminime dhe trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkakun e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















