Po udhëtonte nga Tirana drejt Italisë, 85-vjeçari shqiptar ndërron jetë në avion
- 51 minutes ago
- 1 min read
Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në aeroportin “Guglielmo Marconi” të Bolonjës, pasi pësoi një arrest kardiocirkulator gjatë fazës së uljes së avionit me të cilin po udhëtonte nga Tirana.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 85-vjeçari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore. Për shkak të gjendjes së tij, ishte kërkuar paraprakisht edhe asistencë mjekësore në momentin e mbërritjes në aeroport.
Megjithatë, gjatë uljes së avionit gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe ai pësoi arrest kardiocirkulator.
Pavarësisht ndërhyrjes, 85-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në aeroportin e Bolonjës.
“KORÇA BOOM”
















