top of page

DEVOLL/ Zhvillohet takim pune me të gjitha strukturat e vijës së parë të përballjes me zjarret

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Sot në Bashkinë Devoll u zhvillua një takim pune me të gjitha strukturat e vijës së parë të përballjes me zjarret, Zjarrfikësit, Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Takimi u realizua në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e situatës me zjarret.


Gjatë takimit u analizuan sfidat e deritanishme dhe u diskutua mbi masat konkrete për parandalimin dhe ndërhyrjen e shpejtë, sepse vetëm me bashkërendim të forcave dhe burimeve garantojmë mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit tonë.


Puna dhe përkushtimi i forcave në terren gjatë kësaj vere të nxehtë dhe të vështirë u vlerësua maksimalisht, ndërsa angazhimi do të vijojë çdo ditë me masa parandaluese dhe investime logjistike e infrastrukturore që rrisin kapacitetet operacionale.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page