top of page

Devolli nderon poetin e madh Dritëro Agolli në 94-vjetorin e lindjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Devolli nderon poetin e madh Dritëro Agolli në 94-vjetorin e lindjes


Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe poetit të madh devollit, Dritëro Agolli, Bashkia Devoll zhvilloi një aktivitet kulturor në shkollën e fshatit Menkulas, vendlindjen e tij.


Nxënësit e shkollës sollën me pasion dhe emocion poezi, këngë e valle kushtuar figurës së poetit që me fjalën e tij u bë zëri i Devollit dhe i gjithë Shqipërisë.


Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Devoll, institucioneve të qarkut, mësues, nxënës, miq të poetit dhe banorë të zonës, duke nderuar një nga figurat më të mëdha të letrave shqipe.


Kryetari i Bashkisë Devoll, z. Eduard Duro, theksoi se kjo ditë është kthyer tashmë në një traditë për bashkinë, si një homazh për jetën dhe veprën e Dritëro Agollit, krenarinë e Devollit dhe të mbarë kombit shqiptar.


“Dritëroi mbetet i gjallë në fjalën, frymën dhe kujtesën e të gjithë shqiptarëve.”

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page