top of page

PRIT, ÇFARË? Noizy shkel në altar në fshehtësi, mendohet për një dasëm sekrete

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Në mediat rozë po qarkullon një lajm që ka tërhequr vëmendje të madhe për reperin e njohur Noizy, ku pretendohet se ai është martuar në fshehtësi larg syrit të publikut dhe kamerave.


Sipas raportimeve të publikuara në media, artisti dyshohet se ka kurorëzuar prej kohësh lidhjen e tij, ndërsa prej vitesh jeton me partneren nën të njëjtën çati, duke e mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike.


Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Noizy, i cili nuk ka reaguar në rrjetet sociale apo në deklarata publike lidhur me këto zëra.


Mungesa e një reagimi ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, ndërsa lajmi mbetet ende në nivel raportimesh të pakonfirmuara./ MAPO

“KORÇA BOOM”


bottom of page