top of page

Restaurohet godina e Muzeut Arkeologjik të Korçës

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, vizituan godinën e Muzeut Arkeologjik të Korçës, i cili i është nënshtruar restaurimit. Punimet restauruese kanë përfunduar dhe objekti tashmë është gati të presë vizitorët.


Muzeu Arkeologjik i Korçës ndodhet në banesën historike të Fani Pjastos, një prej objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit.


Ministri Gonxhja u shpreh se, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe Bashkinë Korçë, po punohet për muzealizimin dhe rijetësimin e kësaj hapësire, si pjesë e një vizioni më të gjerë për krijimin e një rrjeti të integruar kulturor dhe muzeor.


Sipas tij, ky rrjet synon promovimin e historisë, identitetit lokal dhe përvojave autentike që ofron zona./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page