Devolli “ndizet” nga futbolli, Piluri kurorëzohet kampion
- 54 minutes ago
- 1 min read
Ka përfunduar mes emocionesh dhe atmosferës festive finalja e Spartakiadës së Futbollit, një aktivitet sportiv që mblodhi së bashku ekipe dhe sportdashës nga zona të ndryshme të Devollit.
Në finalen e madhe u përballën ekipi i fshatit Pilur, Njësia Administrative Progër, dhe ekipi i fshatit Gracë, Njësia Administrative Hoçisht, duke dhuruar një ndeshje të luftuar dhe plot fair-play.
Pas një përballjeje emocionuese, fitues i Spartakiadës u shpall ekipi i Pilurit, i cili arriti të triumfojë në finale dhe të ngrejë trofeun e kampionit.
Në ceremoninë përmbyllëse ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, i cili i dorëzoi kupën ekipit fitues dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe frymën sportive të treguar gjatë aktivitetit.
Atmosfera festive dhe pjesëmarrja e lartë e banorëve e kthyen këtë finale në një festë të vërtetë sportive për komunitetin.
“KORÇA BOOM”
















