Devolli nis përgatitjet me miqësoren ndaj U-19 të Skënderbeut/ Mësoni orën dhe vendin?
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Ekipi i Devollit ka filluar prej rreth një jave përgatitjet për sezonin e ri, dhe sot do të zhvillojë miqësoren e parë që do të shërbejë si test për lojtarët dhe për stafin teknik. Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00 në Bilisht, ku Devollin do ta presë ekipi i U-19 të Skënderbeut.
Në këtë përballje, trajneri Erlind Maneshi dhe stafi i tij do të kenë mundësinë të vlerësojnë performancën e futbollistëve të sapo afruar nga merkatoja, si dhe të testojnë frymën e ekipit pas periudhës së stërvitjes.
Kjo ndeshje miqësore pritet të japë sinjale të rëndësishme për sezonin që po vjen dhe përgatitjet që po bëhen për të përballuar sfidat e kampionatit.
Tifozët dhe dashamirësit e futbollit në Bilisht dhe më gjerë presin një ndeshje të bukur dhe të fortë.
“KORÇA BOOM”
