Dy aksidente në kantierë ndërtimi, dy punëtorë bien nga lartësia
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Dy punëtorë ndërtimi janë aksidentuar gjatë orëve të fundit në dy kantiere të ndryshme ndërtimi në Tiranë. Të dy kanë rënë nga lartësia, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në rastin e parë, 43-vjeçari Q. B. ra nga një objekt ndërtimi dhe aktualisht po trajtohet në spital. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë nën hetim administratorin e firmës ndërtuese, shtetasin A. Ç., 46 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Në rastin e dytë, është aksidentuar 46-vjeçari B. H., dhe për ngjarjen është proceduar penalisht përgjegjësi i sigurisë, E. M., 33 vjeç. Edhe ky punëtor ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”
