Taksia përplas motorin, i riu përfundon i shtrirë në bulevard
- Korca Boom
- 36 minutes ago
- 1 min read
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pak momente më parë në qendër të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.
Sipas informacioneve paraprake dhe pamjeve nga vendngjarja, në zonë ka pasur menjëherë prezencë të shtuar të forcave të Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.
Nga dëshmitë e para mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet taksi dhe një motomjet, të cilat janë përplasur në rrethana ende të paqarta. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
I riu është parë i shtrirë në bulevard, ndërsa mjekët e urgjencës, pas ndihmës së parë, e kanë transportuar me barelë drejt spitalit për trajtim të specializuar. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
"KORCA BOOM"
















