top of page

Në Korçë zbulohet mashtrim në kufi: vula false në pasaporta dhe kalime të paligjshme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” ndaj dy shtetasve.


Bëhet fjalë për S. M., 60 vjeç, dhe L. I., 64 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, të cilëve gjatë verifikimeve në dalje të territorit të Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, iu janë konstatuar në pasaportë nga një vulë e shtetit grek, të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj dy shtetasve të tjerë.


Sipas policisë, A. R., 23 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, ndërsa V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë, dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Greqisë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

"KORCA BOOM"


bottom of page