Divorci kthehet në makth për 30-vjeçaren, familjarët dhe bashkëshorti e dhunojnë dhe e izolojnë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Katër persona janë vënë në pranga dhe ndaj tyre janë ekzekutuar masa sigurie, pasi dyshohet se kanë dhunuar një 30-vjeçare, pjesëtare e familjes së tyre, për shkak se ajo kishte kërkuar divorcin.
Të arrestuarit janë:
A. A., 34 vjeç, vëllai i 30-vjeçares, banues në Tiranë;
S. A., 54 vjeç, xhaxhai i saj, banues në Tiranë;
L. L., 43 vjeç, bashkëshorti i 30-vjeçares, banues në Këlcyrë.
Të tre shtetasit u lokalizuan dhe u arrestuan me ndihmën e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Ndërkohë, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje.
Sipas hetimeve, më datë 10 janar 2026, personat e përfshirë, për shkak të konfliktit familjar lidhur me kërkesën për divorc të 30-vjeçares, e kanë mbajtur atë me forcë në automjet dhe më pas e kanë dhunuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"


















