top of page

Debati shpërthen në shtëpi, Rogerti përdor fjalë fyese dhe ngacmon Stenaldon

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, pasi debatet mes banorëve u përshkallëzuan dhe u kthyen në përplasje të forta verbale dhe emocionale.


Rogerti, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe provokative, ka qenë në qendër të disa konflikteve me banorët e tjerë, fillimisht me Artanin, më pas me Selin, Krusitën dhe Baby G.


Megjithatë, situata u tensionua ndjeshëm gjatë debatit me Stenaldon, i cili rezultoi më i ashpër se të gjitha përplasjet e mëparshme. Gjatë këtij debati, Rogerti përdori një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen:


“Ty të ka dënuar Zoti”.


Deklarata shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë dhe u konsiderua tejkalim i kufijve të një debati normal televiziv.


Stenaldo, i cili deri më tani kishte ruajtur qetësinë në përballjet me banorët e tjerë, nuk e përballoi dot këtë situatë. I provokuar nga fjalët ofenduese, ai reagoi papritur duke e shtyrë Rogertin në fytyrë.


Ngjarja tronditi banorët e tjerë dhe ngriti pyetje mbi pasojat që mund të ketë ky incident, si për marrëdhëniet mes konkurrentëve, ashtu edhe për vendimet e mundshme të produksionit. Nuk dihet nëse produksioni do të ndërmarrë masa ndaj veprimeve të kryera gjatë këtij debati.

"KORCA BOOM"


bottom of page