top of page

Tërmete të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, epiqendra në Devoll. Në Hoçisht, banorët tregojnë tmerrin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Që prej ditës së mërkurë, Korça është përfshirë nga një seri tërmetesh, me epiqendër në Hoçisht të Devollit.


Lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim dhe panik.


Sipas banorëve, tërmetet kanë vijuar jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë pasdites së kësaj të enjteje.


Lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 20 të mbrëmjes së mërkurë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, ndërsa më pas janë shënuar edhe tërmete të tjera më të lehta ku i fundit ka qënë pasditen e së enjtes me magnitudë deri në 3.2 duke bërë që banorët të mos ndjejnë siguri për jetën e tyre.


Grupet e punës të cilët u angazhuan në terren paa tërmetit nuk raportuan për dëme materiale apo qoftë edhe për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në vazhdim/Ballkan

“KORÇA BOOM”


bottom of page