top of page

“E kam shumë për zemër” – Selin zbulon ndjenjat për DJ Gimbon

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të pastra dhe më korrekte brenda shtëpisë. Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, ajo u shpreh se prania e tij i jep qetësi dhe e mban larg strategjive apo llogarive të lojës.


Sipas Selinit, momentet që kalon me DJ Gimbon janë të natyrshme dhe të sinqerta, pa asnjë prapavijë loje. “Kur jam me të, jetoj momentin dhe nuk jam e përfshirë në lojë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre bazohet në ndjenja reale dhe jo në interesa strategjike.


Banorja foli me vlerësim për karakterin e DJ Gimbos, duke theksuar respektin dhe sjelljen e tij korrekte ndaj saj. Ajo u ndal edhe te cilësitë personale të tij, duke veçuar kujdesin dhe vëmendjen ndaj detajeve, që sipas saj e bëjnë raportin mes tyre edhe më të veçantë.


“Kemi kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam respekt të madh për të. Më pëlqen që është i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj detajeve, e kam shumë për zemër”, tha Selin.


Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe te publiku, duke shtuar kureshtjen për dinamikën e raportit të tyre. Kujtojmë se edhe DJ Gimbo ka shprehur më herët simpatinë për Selinin, me të cilën duket se ka krijuar afrimin më të madh gjatë qëndrimit në shtëpi.

"KORCA BOOM"


bottom of page