LAJMI FUNDIT/ 4 tërmete në më pak se 2 orë. Ja situata e lëkundjeve në Korçë, ku toka vetëm tundet!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Pas 11 lëkundjeve të tërmetit që ranë dje gjatë mbrëmjes dhe sot në mëngjes, vijojnë të tjera lëkundje në orët e pasdites në qytetin e Korçës dhe gjithë juglindjen.
4 tërmete janë regjistruar në më pak se dy orë, nga ora 14.32 deri në orën 16.15, teksa janë ndjerë në juglindje dhe kanë hapur panik te qytetarët, pasi toka nuk po gjen qetësi.
Më i forti i këtyre 4 tërmeteve të fundit ka qenë ai i orës 15.54 në Hoçisht, teksa intesiteti ka qenë 3.1 ballë.
Vërtet kaq shumë tërmete kishte vite që nuk ishin parë në juglindje dhe akoma toka nuk po gjen qetësi. Zot mbaj dorën, e vetmja lutje që mund të themi në këto momente.
Gjendja e tërmeteve në orët e pasdites
Ora 14.32 (2.2 ballë) Bradvicë
Ora 15.54 (3.1 ballë) Hoçisht
Ora 16.13 (2.6 ballë) Velçan
Ora 16.15 (2.3 ballë) Çervenakë
“KORÇA BOOM”



















